Partizani ka nisur planet për fazën përgatitore, që do t’u paraprijë ndeshjeve të Ligës së Konferencës, ku objektivi është që të kuqtë të kalojnë të paktën dy ture dhe të sigurojnë të ardhura të rëndësishme për klubin.

Mbyllja e opsionit të zhvillimit të fazës në Pogradec u ka hapur jo pak probleme të kuqve, që tashmë po mendojnë disa opsione në lidhje me vendin ku do të zhvillojnë turin e forcës përpara Ligës së Konferencës. Gazeta mëson se më datë 15 qershor skuadra pritet të niset për fazë përgatitore, teksa opsionet për vendin janë disa. Maqedonia e Veriut mbetet gjithnjë si mundësi, teksa mund të zgjidhet mes Ohrit dhe Mavrovës.

Një tjetër opsion mësohet të jetë edhe Sllovenia, që ofron kushte mjaft të mira dhe klime të freskët. Plani C është Tirana. Ekziston mundësia që të kuqtë të qëndrojnë të grumbulluar në hotelin e tyre dhe të negociojnë për t’u stërvitur në një fushë me bar natyral në kryeqytet, ku një opsion do të ishte “Selman Stërmasi”. Në ditët në vijim pritet që gjërat të qartësohen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb