Një tjetër shtet që i është bashkuar sanksioneve të shtuara ndaj shtetit rus është Japonia.
Ky shtet po ngrin asetet e 140 shtetasve të tjerë rusë dhe zgjeron ndalimin e eksporteve për firmat ushtarake ruse.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri japonez, Fumio Kishida gjatë një udhëtimi në Londër, pas një takimi në Downing Street me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, rapotoi BBC.

Kishida tha se dhuna e Rusisë duhet të ketë pasoja dhe se agresioni i saj nuk ishte një problem vetëm për Evropën.

“Ukraina mund të jetë Azia Lindore nesër. Japonia dhe aleatët e saj nuk duhet kurrë të tolerojnë një përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me përdorimin e forcës në Indo-Paqësorin, veçanërisht në Azinë Lindore”, tha Kishida kur u pyet nëse kishte paralele midis agresionit rus në Evropë dhe pohimit të Kinës për dominimin e saj në rajonin Indo-Paqësor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb