Për 105 vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian në teqenë e Prishtës-Skrapar, në Mjediset e Odeonit të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, u zhvillua veprimtaria përkujtimore me temë: “Kongresi i Parë Bektashian i Prishtës në vitin 1921, vlerë e madhe kombëtare”. Fillimisht, pjesëmarrësit shoqëruan Himnin Kombëtar dhe Himnin Bektashian
Të pranishmit u përshëndetën nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
Akademiku Beqir Meta, mbajti kumtesën: “Kongresi Bektashian i Prishtës-fillesë e procesit të kombëtarizimit në Shqipëri” . Ndërsa Dr. Nezir Bata mbajti kumtesën, “Kongresi i Parë i Prishtës 1921, një arritje e merituar e bektashinjve në Shqipëri”.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë klerikë baktashian e krerë të besimeve të tjerë fetarë, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, teologë, studiues të fushave të ndryshme, besimtarë e dashamirës të shumtë.
Në mbyllje të aktivitetit, të pranishmit vizituan ekspozitën fotografike për Kongresin e Prishtës.
