65 vjet më parë, mëkimi i Kryegjyshit Botëror, Dede Reshat Bardhi, do të thërriste në rrugën e Zotit, në rrugën e bektashizmit, një djalë të ri, nga fshati Brataj, nga, fisi dhe gjaku i udhëheqësit të bektashizmit të kohës, Dede Ahmet Myftari. Djali i ri, Edmond Brahimaj shfaqi hyjnizim dhe prirje mistike për të vazhduar rrugën e urtësisë, idealit të Zotit, rrugën e ndritur të të parëve të tij.

Puna e palodhur në vite, dinjiteti, besnikëria, urtësia në rrugën e Zotit, bënë që djali i ri, të rritej në rrugën që tashmë ndiqte duke u graduar shpirtërisht, si klerik, Dervish, Baba e më vonë më 11 maj të 2011, pas ndarjes nga jeta të Kryegjyshit Botëror Dede Reshat Bardhi, të zgjidhej në postin e lartë të Kryegjyshit, post që e mban dhe e motivon sot. Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, përfaqësuesi i denjë i Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, sot Kryegjyshi Dede Edmond Brahimaj, përçon mesazhin e madh të emancipimit, të ecjes ne traditat e besimit kombëtar, te idealizimit të Zotit me Kombin, traditat e te parëve të rrugës se Tij, gërshetuar me sfidat e zhvillimit të shoqërisë së sotme.

Si promotor i përhapjes së paqes, dashurisë, Kryegjyshi përcjell sot devizën që çdo njeri, çdo qenie njerëzore, i cili çdo besimi t’i përkasë është vlere, pasuri, bashkëjetese vëllazërore, që duhet të udhëheqë, çdo shoqëri, çdo komb, kundër rrymave radikale regresive që po çorodisin shoqërinë e sotme njerëzore. Prestigji dhe opsionet që shfaq për kohën e sotme për dialog, paqe, prosperitet, takimet me Atin e shenjtë Papa Francesku, me Patriarkun e Patriarkanes Ekumenike të Stambollit, Bartolomeu i Parë, me liderë të tjerë, botërorë të besimeve, ka të bërë që ai të shihet sot, jo vetëm si një lider Botëror i besimit Bektashian, por si një luftëtar vizionar qe, përçon paqe, dashuri për kohën, për shoqërinë e sotme njerëzore, te shihet sot si një personaliet që kontribuon për çështjen e sigurisë e të paqes në rajon, dhe me gjerë.

Me këtë rast, për punën dhe kontributin e tij në çështjen e besimit, konsolidimit të tij, në vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare, Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha i dorëzoi Kryegjyshit Botëror, Titullin: Qytetar Nderi i Librazhdit. Të pranishmit në ceremoninë e dhënies së titullit u njohën me punën, veprën dhe jetën e Kryegjyshit Botëror Bektashian kushtuar rrugës së Zotit, nëpërmjet dokumentarit: Baba Mondi, Vazhdë në udhën e urtësisë së të parëve të tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: