TIRANE-I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Halimi, një baba që kishte sakrifikuar shumë për fëmijët e tij. Ai kishte ftuar në studio të birin, Flamurin për t’i kërkuar të heqë dorë nga alkooli dhe bixhozi i cili nga veset ka lënë pas dore gruan, fëmijët dhe babain.

“Djalin e martova sepse filloi të merrej me lojëra fati, me alkool, linte punën, e shikoja që nuk ishte në rrugë të mbarë. Punonte gjithë muajin dhe kur merrte paratë, i fuste atje. Ka shpenzuar në loto rreth 35 milionë lekë. Ai ka tre fëmijë, njërin me sindromën down dhe me nusen u nda 6 muaj”, tregoi Halimi.

Djali i tij, Flamuri erdhi në studio dhe me lot në sy Halimi i kërkoi të hiqte dorë nga veset e këqija. “Të kërkoj të shkëputesh ne menyre kategorike nga lojrat, alkooli, të bësh letrat e kempit për djalin e sëmurë. Asgjë s’të kërkon më tepër babi”, i tha Halimi të birit, njofton xing.al.

82744-640-0-5a898534ad3ba

“Letrat e djalit po mundohem t’i siguroj, por është e vështirë. Sa për alkoolin dhe bixhozin, nuk po e teproj”, u përgjigj Flamuri.

Më pas Ardit Gjebrea e bëri Flamurin të ndërgjegjësohej duke i thënë se tani që është i martuar ka përgjegjësi. Flamuri në fund premtoi se nuk do të konsumonte më alkool, s’do luante më bixhoz dhe do i përkushtohej gruas dhe fëmijëve.

82741-640-0-5a898534a9801

82747-640-0-5a898534ad94f

82749-640-0-5a898534add14

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: