NGA: KLODJANA HAXHIAJ
DURRËS- Në një intervistë për News24 të afërm të kapitenit Dhimitër Mlaja thonë se nuk dinë asgjë për të. Gjithçka vijon të mbetet mister, pavarësisht se pengmarrësi u arrestua. Ndërkohë babai i Luan Memës apelon që i biri të kthehet, pasi sipas tij ministria e jashtme i ka kërkuar paratë e biletës. Por vetë ministria sqaron se procedura po zgjat për mungesë dokumentesh.

Ende asnjë lajm për fatin e kapitenit Dhimitër Malja. Në një intervistë për ‘News24’ familjarë dhe të afërm thonë se nuk kanë marrë asnjë informacion për të. Gjithçka vijon të mbetet mister, pavarësisht se pengmarrësi u arrestua dhe u bë e mundur shpëtimi i pengut tjetër, marinarit shqiptar Luan Mema.

Nuk dihet ende ajo që pengmarrësi dhe marinari shqiptar kanë deklaruar para autoritete egjiptiane. Por më herët Egjiptiani kishte deklaruar përmes mesazheve kërcënuese audio drejtuar pronarit të anijes, se kapitenin e kishte dërguar me një anije tjetër në Kretë në Greqi. “Miti në Kretë. Miti nuk është barkë. Miti është në Greqi. E nisa më një varkë tjetër para 3-4 ditësh”, ka thënë Adel Salam. Ndërkohë që babai i Luan Memës apelon për kthimin e tij në Shqipëri, duke ngritur si shqetësim mungesën e parave për prerjen e biletës.

Por vetëm pas këtij apeli në ‘News24’, ka reguar edhe MPJ, e cila sqaron se Luan Mema do të pajiset me leje kalimi në Kajro pasi nuk ka dokumente dhe do të niset nga Aleksandria në Kajro. Nërkohë, po këtë enjte dipspeceria ka pezulluar daljen në det të anijeve të peshkimit, për shkak të mungesë se lokalizuesit “Blue Box”. Kjo ka çuar në një protestë të peshkatarëve, të cilët thonë se pajisa e ‘Blue Box’, nuk funksionon dhe ka një abuzim me tenderat. Masa dispeçerisë së peshkimit vjen pas marrjes peng të anijes “Çelepia 2” me dy persona në bord nga marinari egjiptian Adel Salam. Peshkarexha nuk kishte të vendosur pajisjen që lokalizon vendndodhjen e saj, ç’ka solli mjaft peripeci në gjetjen e anijes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: