Babai i 23-vjeçarit Renis Dobra, Rifat Dobra, në një lidhjeje live në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka rrëfyer detaje nga dita e fundit e të birit.

“Në orën 17:00 është larguar nga shtëpia, më tha që do të dilte në Burrel për kafe, gjë që e bënte çdo pasdite thuajse. Kthehej zakonisht rreth orës 20:00- 21:00. Nëse ndodhte që të vonohej pak më shumë na njoftonte gjithmonë. Mendoj se e kanë ndjekur për kilometra të tëra, e kanë piketuar dhe…”, tha ai.

Ai ka pasur një kërkesë të veçantë edhe për Presidentin Bajram Begaj.

Dobra ka kërkuar që për autorët e vrasjes të të birit të jepet dënim kapital me dekret të veçantë, dënim që sipas tij justifikohet me makabritetin e krimit që i mori jetën të birit.

“Trupin e tij e hodhën që të humbnin gjurmët. E kanë mbytur me litar, ka goditje pas kokës dhe më pas e hodhën në ujë.
I bëj thirrje presidentit të dalë me një dekret të veçantë për dënim kapital , pasi vrasja makabre e fëmijës tim i bën ta meritojnë”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb