Lidia e vogël, vajza e Caroline Crouchs, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, ka marrë dje zyrtarisht mbiemrin e nënës së saj. Kështu raportoi për gegonota.news avokati i familjes Crouchs, Thanasis Harmanis. Vajza e vogël ndryshoi mbiemrin e Anagnostopoulos në atë të nënës së saj. Siç dihet, fëmija tashmë jeton në Filipine me gjyshërit e saj.

“Një proces përfundoi dhe ishte e qartë që fëmija do të ndryshonte mbiemrin”, theksoi zoti Harmanis. Synimi për të ndryshuar mbiemrin nga ai i babait të saj biologjik nisi në qershor 2021 kur ai u arrestua në shërbimin përkujtimor të Caroline pasi u mësua se ai kishte vrarë gruan e tij.

Prindërit e Carolinës jo vetëm që donin që mbesa e tyre të rritej larg Greqisë, por edhe të ndryshonin mbiemrin për të mos e lidhur atë sadopak me të atin, i dënuar për krimin që tronditi Glyka Nera-n.

Kujtojmë se Babis Anagnostopoulos mbyti gruan e tij, Caroline Crouchs në sy të vajzës së tyre dhe për gjashtë javë mashtroi policinë dhe familjen e saj, duke pretenduar se hajdutët kishin hyrë në shtëpi dhe i kishin vrarë jo vetëm Caroline, por kishin mbytur edhe qenin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb