Historia e sotme kalon caqet e dhimbjes, është thirrja e një nëne që kërkon drejtësi dhe siguri. Ajo zgjodhi të denoncojë sot publikisht ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ndërtoi një familje dhe lidhi një martesë, nga e cila erdhi në jetë një fëmijë.
Gruaja rrëfen një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe dhunë të herëpashereshme ndaj saj nga bashkëshorti, i cili jo vetëm ishte i dhunshëm, por edhe një abuzues seksual, sipas saj.
Gruaja tregon se pas divorcit, vajza merrej nga babai për t’a takuar dhe ajo shprehet se babai ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij.
Nëna e 3-vjeçares të dyshuar të abuzuar: Jam martuar me mblesëri. Kam pasur dyshime se mund të jetë i dhunshëm, por thashë mund të ndryshojë. Kishte pasur një fejesë ai dhe unë vija nga eksperienca të tjera. Më ka bërë përshtypje se kishte në rrjetet sociale një foto sikur ishte drogaxhi. Nuk e di nëse pinte drogë. Ishte komandues në familjen e vet. Ky person është nga Berati. Nga Berati në Tiranë e solla unë, atje ka jetuar me njerkën. Mamaja i kishte ikur në Itali, ishte martuar me tjetër.
Babai i vet kishte qenë dhunues. Babai i tij kishte ndërruar jetë. Më dhunonte kur isha shtatzënë. Nuk ta jepte përshtypjen që ishte njeri aq i keq, sepse ishte i komunikueshëm kështu me shoqëri.
(BalkanWeb)
