Historia që do të trajtohet ditën e sotme ka të bëjë me një zonjë që jeton jashtë kufijve shqiptar. Ajo ka rrëfyer për redaksinë e emisionit se ka qenë një pjesë të mirë të jetës në konflikt me vëllanë dhe motrat.
Për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmetin, 53-vjeçarja rrëfen se pas vdekjes së prindërve, vëllai dhe motrat e përjashtuan nga menaxhimi i pronës duke ju shprehur se kjo ishte martuar dhe s’kishte më punë në atë tokë. Gruaja rrëfen mes lotësh dhe emocioneve se është shumë e rënduar psikologjikisht dhe kërkon ndihmë.
“Fshati dhe njerëzit e konsideronin nënën time si budallaçkë dhe e paaftë, kur ajo ishte thjeshtë e ngujuar dhe e keqtrajtuar. Nuk kishte kontakt me asnjë dhe babi e mbante si shërbëtore.
Edhe mua më thonin je budallaçkë si mami. Mamaja ime nuk ishte e sëmurë mendore por ishte katandisur në atë gjendje për shkak të hallit që e kishte zënë”, ka deklaruara ajo.
