Qytetarët janë të pa kënaqur nga shërbimi në QSUT. Të pyetur nga News 24, ata shprehën pakënaqësitë e tyre.

Një zotëri, konfirmoi se mungojnë medikamentet dhe me pensionin që merr e ka të pamundur të përballojë çmimet e ilaçeve.

Një i ri tregoi se i ati është duke ndërruar jetë dhe ai nuk ka mësuar se nga se i vuan babai, ndërsa një e moshuar tha se nuk aplikoi gjilpërën për shkak se nuk punonte sistemi. Sigurimi i rekomandimeve dhe mungesa e stafit shëndetësor ishin disa nga ankesat e tjera të qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb