TIRANE- Gazetari Karlo Bolino ka deklaruar se Fredi Alizoti është një njeri shumë i afërt me Sali Lushën, dhe sipas tij, kjo pretendohet të jetë zbardhur nga përgjimet e kryera.

Ai shtoi se Sali Lusha është një njeri shumë i afërt i Partisë Demokratike. Gjithashtu, Bolino theksoi në emisionin “Tëpaekspozuarit” në News 24 se numri i telefonit është i Sali Lushës.

“Është një njeri shumë i afërt me Sali Lushën. Fredi Alizoti sipas pergjimve, është shitur dhe ka tradhtuar bazën dhe parimet. Ai ka thënë se  kam folur dhe kam treguar këtë histori. Miku i Sali Lushës, quhet Avdyl. Ky është një tjetër përgjim është një njeriu shumë afër me PD. Aktakuza flet me Alizotin dhe i tha sapo kam folur me policinë dhe unë kam treguar të vërtetën. Ai tha unë kam marrë lekët nga Taulanti apo nga pala tjetër. Pas kësaj,  i ka takuar shumë anëtarë të PD-së. Merr Saliun në telefon dhe rri tek Saliu sonte”, tha Bolino.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb