Gjeometria e sofistikuar, një degë e matematikës e cila merret me figura është përdorur së paku 1,400 vjet më herët seç është menduar deri më tani.

Hulumtimet tregojnë se babilonasit e lashtë kanë përdorur llogaritjet gjeometrike për të ndjekur Jupiterin nëpër qiellin e natës.

Më herët, origjina e kësaj teknike është gjetur në shekullin XIV.

Studimi i ri është publikuar në revistën ‘Science’, thekson BBC.
“Nuk e kam pritur këtë. Është shumë thelbësore për fizikën dhe të gjitha degët e shkencës e përdorin këtë metodë”, ka thënë autori i studimit, Mathieu Ossendrijver, nga Universiteti Humboldt i Berlinit.
Babilonasit e lashtë kanë jetuar në rajonin që sot është Iraku dhe Siria.

Qytetërimi është shfaqur rreth 1,800 vjet para erës sonë.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: