Ekzekutimi i Alireza Akbarit është një akt tjetër çnjerëzor nga regjimi iranian, shkruan Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në faqen e saj në Twitter .

“Ne mbështesim miqtë tanë britanikë dhe do të vazhdojmë të koordinojmë nga afër veprimet tona kundër regjimit dhe mbështetjen tonë për popullin e Iranit”, tha ajo.

Autoritetet iraniane akuzuan Akbarin për spiunazh për MI6. Ai shërbeu si zëvendësministër në vitet 2000-2008. Ai u arrestua në vitin 2019. Ai vetë tha se u torturua për 10 muaj dhe u detyrua në kamera të rrëfejë krimet që nuk i ka bërë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb