Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.
Kjo u bë e ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila theksoi se pas njohjes së Kosovës nga Bahamasi dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky ishte hapi i radhës për forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.
Osmani thekson se marrëveshja dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve mes vendeve por edhe për të afruar sa më shumë qytetarët me njëri tjetrin.
“Marrëveshja dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve ndërmjet qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin”, tha Osmani.
