Shqipëria luan në Varshavë ndaj Polonisë, në kuadër të gjysmëfinales së Play off të Botërorit. Mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami ka dhënë një intervistë së fundmi, për faqen zyrtare të FSHF. Ai shprehet se ekipi do bëjë më të mirën, për t’u kthyer në shtëpi me fitore.
“Gjithë rrugëtimin që kemi bërë ka qenë i mirë dhe për ne është një arritje e madhe që të luajmë një play-off për Botërorin dhe do të japim maksimumin për të fituar ndeshjen. Ka ardhur koha që të shkruajmë një histori të madhe”, tha Nedim Bajrami.
