Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me ndalimin e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj nga autoritetet izraelite, gjatë pjesëmarrjes së tij në flotiljen “Sumud”.
Në një deklaratë zyrtare, ministria bën me dije se Goxhaj është transferuar në Izrael dhe se pritet kthimi i tij në Atdhe.
Në njoftim theksohet se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe pritet të zhvillojë së shpejti një takim me Goxhajn, me qëllim ofrimin e asistencës së nevojshme konsullore.
Njoftimi:
Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me aktivistin Baki Goxhaj i cili është ndaluar nga autoritetet izraelite.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdon të ndjekë më vëmendje e përparësi situatën lidhur me shtetasin shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Sumud”, i ndaluar nga autoritetet izraelite së bashku me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.
Sipas informacioneve zyrtare, ai është transferuar në Izrael.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe së shpejti do të zhvillojë takim me z. Goxhaj, për t’i ofruar asistencën e nevojshme konsullore dhe në këtë kuadër, për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të shtetasit shqiptar në atdhe.
