Pas C.Ronaldo, Gareth Bale ishte transferimi më i bujshëm i Real Madrid, por dashuria mes dy palëve, ka përfunduar shumë kohë më parë. Sulmuesi uellsian ka mbetur në Madrid vetëm si pasojë e kostës së lartë për transferimin e tij, të paktë janë klubet që mund të përballojnë shërbimet e tij, aq më tepër në këtë periudhë të vështirë. As presidenti Perez nuk ka ndërmend të mbajnë më gjatë një lojtar kundrejt dëshirës së tij, këtë verë është i gatshëm të bëj dhe pak skonto për çdo skuadër të interesuar. Është folur shpesh për një rikthim të tij në Premier League, ku në ishullin britanik nuk i mungojnë admiruesit.

Gareth Bale
Gareth Bale

Man.United dhe Tottenham, janë dy klubet që interesohen prej kohësh por me sa duket se janë tërhequr si pasoj e krizës që ka sjell Covid-19. Sipas “Four Four Tëo”, Newscastle mund të futet në garë për të siguruar shërbimet e tij. Ndryshimi i pronarëve pritet të sjell një revolucion të vërtetë tek “qymyrxhinjtë”, jo vetëm në stol por dhe tek lojtarët që priten të afrohen. Mes emra të shumtë, në listë qëndron edhe Gareth Bale, futbollist për të cilin janë të gatshëm të paguajnë 50 milion euro. Sigurisht kjo nuk është shuma që presidenti Perez pretendon por ky është viti i duhur për ta shituar pasi uellsianit i skadon kontrata në 2022.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb