TIRANE- Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, agjencia e lajmeve “BalkanWeb” ka çelur sondazhin e saj të parë, ku qytetarët mund të zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar.
Në një kohë që ende nuk janë plotësuar listat e kandidatëve, BalkanWeb ka vendosur të vërë përballë publikut kandidatët e 15 bashkive kryesore të vendit.
Kujtojmë se në sondazh paraqiten emrat e dy kandidatëve të dy aleancave kryesore politike, në të gjitha rastet kur emri i kandidatit është zyrtarizuar. Ndërsa për kryeqytetin mund të zgjidhni mes 5 kandidatësh të zyrtarizuar tashmë.
Në këtë sondazh çdo person ka të drejtën e një vote për çdo kandidat, në çdo qytet. Sistemi lejon votimin nëpërmjet IP.
Shembull: “Nëse keni votuar në Tiranë, IP juaj s’mund të votojë më në këtë qytet, por mund të votoni në njërin prej qyteteve të tjera. Institucionet me shumë kompjuetera kanë një IP, që përkthehet në të drejtën e vetëm një vote.
(ma.ar/BalkanWeb)

