TIRANË- Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, agravimi i situatës në seancën e sotme dhe akuzat e Berishës kanë lidhje me ekstradimin e të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhian.
Megjithatë Balla tha se procedurat për ekstradimin e Izet Haxhisë kanë nisur që në kohën e PD-së, nga ministrat e drejtësisë asaj kohe.
“Besoj që e shikoni që agravimi i sotëm dhe gjuha deri në çjerrje e ike të zërit të Sali Berishës ka lidhje me ekstradimin ligjor të Izet haxhias. Është një person që nga gjyqësori shqiptar është dënuar me një vendim 25 vite burg dhe në zbatim të një procedure, që mediat e kanë bërë me dije, por që jam një nga deputetët që e kam ndjekur këtë çështje, ka qenë ministri Bumçi, apo me firmën e zoti Halimi që e ka nisur procedurën për ekstradimin. Pastaj ka qenë ministri Rusmajli”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit të PS-së e quajti të turpshme faktin që PD nuk votoi ndryshimet në ligjin që ka të bëjë me trajtimin e ish-të burgosurve politikë.
“Pavarësisht se opozita kishte regjistruar folësa, PD pothuajse të gjithë grupin parlamentar në të gjitha çështjet e siç e thashë është e turpshme që PD, nuk po them për LSI se LSI-ja kështu është por PD-në është e turpshme që të bojkotojë votimin e disa ndryshimeve shumë të prekshme që kanë të bëjnë me trajtimin e një pjese të madh të ish-të përndjekurve politikë që përfitojnë pension, ata që kanë kryer punë nëpër miniera gjatë kohës që kanë qenë në Spaç apo burgje të tjera të regjimit komunist. Dua ta bëj të qartë për këdo që na ndjek, që këtu është shumë e qartë se kush janë ata që po ndreqin sado pak një padrejtësi historike ndaj një pjese të popullit shqiptar dhe kush janë ata që votën e të përndjekurve politikë e të burgosurve politikë e kanë shpërdoruar për 20 e ca vite me radhë. Është e paimagjinueshme dhe e padrejtë ky lidership i PD-së që e ka kthyer PD-në në një çetë kundër integrimit të vendit në BE dhe kundër interesave të qytetarëve”, tha Balla.
(m.k/BalkanWeb)
