Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka depozituar në parlament një amendament për rritjen e buxhetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ndërkohë që në parlament pritet të miratohet buxheti 2022, Balla tha se Kuvendi që nga viti 2016 ka miratuar çdo kërkesë të ardhur nga institucionet e reja të drejtësisë. Amendamenti ka të bëjë me shtimin e 60 mln lekëve për shpenzime korrent.

“Amendamenti që kam depozituar është saktësim i një diskutimi në komisionit e ekonomisë dhe ka të bëjë me një qasje që Kuvendi e ka pasur. Që prej 2016 Kuvendi ka mbështetur kërkesat që kanë ardhur nga institucionet e reja të krijuara në sistemin e Drejtësisë për t’i mbështetur kërkesat e tyre për një buxhetim sa më adekuat të aktivitetit të tyre.

Ka të bëjë me një kërkesë që ka ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit dhe nga Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ku të dyja së bashku kanë kërkuar në funksion të përshpejtimit të punës nga ana e Komisionit të Posaçëm te Apelimit ka kërkuar një shtesë në buxhet për të rritur kapacitet e tyre për burimet njerëzore në mbështetje të vlerësimit që bën ky mision. Ju ftoj ta votoni këtë amendament”, deklaroi Balla.

Whatsapp Image 2021 11 25 At 11.19.09
Whatsapp Image 2021 11 25 At 11.19.09

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb