Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shpërthyer në akuza në drejtim të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, të cilin e akuzoi për gjuhë të rëndë të përdorur ndaj grave.
Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se të mblidhet aleanca e grave dhe të vlerësojë gjuhën e përdorur nga Berisha.
“Vajzat deputete të opozitës t’i merrnin dhe t’i lexojnë deklarimet e bëra se në deklarimet e tyre, ndokush nga familjarët do i jepte të drejtën për qëndrimin që sapo mbajtët, shikoni dhe i pyesni. Insinuata të paqena. Ne i thamë; dil videon. Dole ditën e premte dhe the; kam videon me lloj-lloj maskarallëqe. Po nxirre pra. Që kur sulmohet një vajzë, një grua, një deputete, a ministre ju të jeni të gjitha bashkë, dhe jo t’i mbani qiriun një të vdekuri. Kuvendi nuk mund të ndalet këtu për shqyrtimin e kësaj kërkese. Do ishte mirë që Aleanca e Grave të mblidhet nesër. Merrni dhe dëgjojnë dhe çojani familjeve tuaja,. Nëse ju japin të drejtë, unë tërhiqem.”, tha ai.
