Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi sfidoi socialistët gjatë debatit në Kuvend lidhur me rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.
Duke iu referuar protestës që pritet të zhvillohet nesër në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej”, në mbështetje të komandatëve të UÇK, Boçi tha se mazhoranca duhet ta tregojë sot duke votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb.
Luçiano Boçi: Në realitet leksionet këtu të patriotizmit u tentuan nga kreu i grupit tuaj parlamentar (Balla) ai që gjithmonë gjatë gjithë jetës së vet ka vënë partinë mbi Shqipërinë, jo vetëm me veprime por edhe me deklarata, çuditërisht sot doli i ndryshuar. Mos na u drejtoni me sfida që, nëse e duam UCCK dhe Kosovën, të vijmë te protesta.
Ja ku e keni sfidën, sot, mos e lini për nesër. Vendoseni Shqipërinë mbi partinë sot. Ja ku e keni provën. Tregoni që e doni Kosovën, miratoni rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë.
Ju jeni parlamentarë, kush ka më shumë vlerë, një rezolutë e dalë nga Parlamenti, apo fjalët hipokrite të atyre që ndërmorën Ballkanin e Hapur. Në PE shkon rezoluta e Parlamentit, jo fjalët e atyre që sanksionuan Kosovën.
