TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 për çështjen koalicioneve dhe hapjen e listave në kuadër të reformës zgjedhore duke ndryshuar Kushtetutën.

Ai tha se diskutimi bëhet mbi draftin e propozuar dhe se lista e përbashkët nuk është ndalim koalicioni.

Balla e cilëson një hap drejt një demokratizimi të mëtejshëm për t’i dhënë zgjedhësve demokracinë për të zgjedhur mes atyre që garojnë.

“Nëse do të kishim një ofertë elektorale për qytetarët e Tiranës me mbi 2100 kandidatë procesi i numërimit do të ishte tërësisht i pamundur. Ta sqaroj historinë e koalicioneve. Kam dëgjuar dhe prezantimin e SHQUP-it lidhur me atë që ka miratuar këshilli i çështjeve ligjore. Për ata që nuk kanë qenë ndonjëherë në kuvend dhe sekretari i përgjithshëm nuk ka qenë diskutimi bëhet mbi draftin e propozuar.
Mbi këtë draft përfaqësuesit tanë, relatorët nuk e kanë pranuar një formulim të tillë, të hiqen koalicionet zgjedhore.
Lista e përbashkët nuk është ndalim koalicioni. Është një model që nuk e kemi shpikur ne por e kanë të gjitha vendet me lista të hapura.
Në Kosovë ka një ndryshim se është sistem proporcional kombëtar jo rajonal. Dhe në Kosovë dhe në Shqipëri lejohen koalicionet por partitë duhet të garojnë në një listë. Është vetëm një alibi, një nismë e paturpshme. E vetmja gjë që na ka bindur ne për të marrë këtë vendim të rëndësishëm…unë jam pyetur në këtë studio për hapjen e listave dhe kam thënë që partive të mëdha për definicion nuk iu intereson të ketë hapje të listave. Përse opozita jashtëparlamentare dhe ajo presidenciale duhet të thotë një qëndrim jam për lista të hapura, s’jam për lista të hapura. Ata vetë kanë dalë me një propozim për ndryshim sistemi. Sistemi nuk ka ndryshuar, ne kemi hedhur një hap drejt një demokratizimi të mëtejshëm për t’i dhënë zgjedhësve demokracinë për të zgjedhur mes atyre që garojnë”, deklaroi Balla.

Ai shtoi më tej se Freedom House vëren me negativitet faktin që Shqipëria nuk ka arritur të adresojë rekomandimin e OSBE-ODIHR për depolitizimin e komisioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb