Në ditën e fundit të vitit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte pranë familjes së Xhevdet Dodës në Lunik të Librazhdit.

Balla falenderoi të gjithë ata që kontribuan në rikontruksionin e shtëpisë së z. Doda, ndërsa shtoi se “askush nuk do të jetë vetëm, pasi angazhimi ynë është t’i qëndrojmë pranë çdo familje, e sidomos atyre në vështirësi.”, u shpreh Balla.

Balla gjithashtu ka falenderuar djemtë që punuan me shpejtësi për ta bërë shtëpinë gati për festën e ndrrimit të viteve.

“Një pjesë e kontributit për këtë familje ishte dhe një familje shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në SHBA. Në fakt një nga mësimet frymëzuese të Nënë Terezës është se “jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” thekson Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb