TIRANË

Në një takim me fermerët, kreu i grupit parlamentar të PS, apeloi shqiptarët të konsumojnë sa shumë prodhime shqiptare. Muaji dhjetor shënon muajin e festave, ndaj edhe numri dy i PS, veçoi Birrën Tirana e birrën Korça, të cilat janë natyrshëm prodhime ‘made in’Albania, e që sic u shpreh Balla nuk mund të mungojnë në tryezat tona.

“Ajo që doja të thoja në thirrjen time drejtuar cdo konsumatori shqiptar, Shqipëria sot prodhon një sërë produktesh shumë të mira, jo vetëm vaj ulliri. Ne kemi plot prodhime të shkëlqyere sikurse prodhimet në bujqësi.

Tani po shkojmë drejt festave, zona kryesisht zonat malore, në qarkun tonë zona e Librazhdit, e Prrenjasit, zona e Gramshit, prodhojnë arrën, gështenjën shumë të mirë, por padyshim në tavolinat shqiptare nuk mungon as vera shqiptare, në tavolinat shqiptare nuk mungon as birra shqiptare, birra Tirana,  birra Korça të cilat janë natyrshëm prodhime ‘made in’Albania. Është dita për të bërë apel që ne të konsumojmë sa më shumë prodhime shqiptare” – tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb