Balla takim me drejtuesin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Matteo Mecacci

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi mjë takim me drejtuesin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Matteo Mecacci.

Gjatë takimit ministri Balla i shprehu z. Mecacci mirënjohjen për rolin e ODIHR ndër vite dhe për rekomandimet mbi proceset zgjedhore që mbeten referuese për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Me z. Mecacci diskutuam mbi rolin e Ministrisë së Brendshme dhe trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”, thkson ministri Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: