Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, ka zhvilluar bashkëbisedime me përfaqësues të shoqërisë lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Balla u shpreh synimi i këtyre takime është për të krijuar një profil të presidentit që i duhet vendit.
Pjesë e këtij takimi, studiuesi Afrim Krasniqi u shpreh se qytetarëve u është kërkuar një emër lidhur me kandidaturën për president dhe ta dërgojnë atë me e-mail, gjë e cila sipas tij është fyese.
Ai u shpreh se procedura për zgjedhjen e presidentit është me shumë rëndësi dhe se është një post shumë më i madh se kostumi që ka veshur politika.
“Është fyerje të na kërkohet të dërgojmë emrin e kandidatit me anë të e-mailit. Kur kam parë politikanë që kanë thënë që kriter themelor është fakti që presidenti duhet të jetë shqiptar dhe mbi 40-vjeç. Në parlament në vitin 2002 ka bërë një zgjedhje shumë të mirë. Por ne kemi bërë prapakthehu në procedura. Unë mendoj që procedura për zgjedhjen presidentit kërkon solemnitet. Presidenti ka një rol specifik në fushën e sigurisë dhe çështjen e politikës së jashtme. Është një post shumë më i madh se kostumi që ka veshur sot politika. Është një çmenduri në rrjetet sociale që kushdo që zgjohet në mëngjes mund të bëhet president”, tha ai.
(BalkanWeb)
