TIRANE- Ndërsa Topalli e quajti një maskë me dy fytyra, Balla nuk nguroi ta lëshonte gjuhën dhe të thoshte që Topalli ishte specialiste për burrat dhe jo për shtetin.

Replikat mes tyre erdhën në vazhdën e akuzave në Parlament, ndërsa diskutohej në 5 vjetorin e “21 Janarit”. Topalli u shpreh se Berisha ishte një burrë shteti, ndërsa Balla tha se nuk kishte dyshime, për vlerësimin e saj.

“Nuk kam asnjë dyshim që Grida Duma dhe Topalli kanë vlerësimin që Berisha është burrë shteti, por burrë edhe shtet janë dy gjëra që janë larg njëra-tjetrës. Ti zonjë je specialiste për pjesën e parë, jo për të dytën. E them se mua s’më dridhet zëri si Luli”,- u shpreh Balla.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb