Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga një delegacion me deputetë, kryetar bashkish dhe sipërmarrës shqiptarë, u prit në një takim nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri.

Balla dhe Xhaferri diskutuan mbi çështje në interes të përbashkët mes dy vendeve,  ku padyshim vendin kryesor e zë rruga e dy vendeve drejt BE, por edhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve si në aspektin politik, por sidomos ekonomik.

“Qëllimi ynë është që bizneset shqiptare të investojnë në Maqedoni. Ka pak investime shqiptare në Maqedoni. Të gjitha kontaktet tona zyrtare mendoj që duhet të ndërthuren me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Marrëdhëniet mes dy parlamenteve janë shumë të mira dhe ato duhen intensifikuar.

Marrëdhëniet qeveritare po ashtu janë shumë të mira. Kryeministrat Rama e Zaev kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, qoftë përsa i përket  cështjeve të marrëdhënieve dypalëshe dhe rajonale, qoftë në kuadër të rrugës së perbashkët të integrimit.

Shpresojmë që ky vit të përmbyllet me një moment të rëndësishëm sic janë dhe Konferencat Ndërqeveritare me BE, pra fillimi i bisedimeve për anëtarësim.” u shpreh Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryetari i Parlamentit Xhaferri shprehu interes për sipërmarrjet shqiptare dhe mundësitë e tyre për të investuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa shprehu dëshirën që së bashku me një delegacion parlamentar të vizitojë personalisht bizneset e mëdha shqiptare.

Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Balla do të pritet edhe nga Kryeministri, Zoran Zaev dhe Presidentit Pendarovski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb