Në mbështetje të protestuesve para Parlamentit janë edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike. Klevis Balliu dhe Albana Vokshi kanë thënë se vijimin e protestës së sotme e kanë në dorë qytetarët.

Klevis Balliu: E dinë qytetarët se si do vijojë protesta, ka ardhur koha të vendosin qytetarët, politika ka vendosur për 28 vite. I bëj thirrje gjeneralit të ushtrisë së vdekur të hapë sytë e të dëgjojë mirë. Atyre që kanë dhënë urdhrat e shëmtuar për qytetarët te Unaza kur të vijë qeveria e re do identifikohen dhe do mbajnë përgjegjësi.

Albana Vokshi: Nuk ka dhunë nga protestuesit, dhuna është ushtruar me urdhër të Edi Ramës, nga policia politike e Edi Ramës.

(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb