Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me demokratët e degës nr 10 në kryeqytet.

Në një postim në rrjetet sociale Balliu ka ndarë pamje nga takimi, i cili vjen pas një muaji fushate dhe zgjedhjeve të 11 majit.

“Me demokratët e nderuar të Degës 10, me të cilët pata kënaqësinë dhe privilegjin të punoja në këtë fushatë. Shfrytëzoj këtë rast t’i falënderoj për punën e tyre të shkëlqyer. Qeveria e ardhur me trena bullgarë dhe Xhabafto-procese nuk do të qëndrojë kurrë në këmbë. Faleminderit!”, shkruan ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb