Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ndodhet në Uashington ku ka zhvilluar një takim me Kongresmenin amerikan Tim Walberg.
Në fokus të diskutimit ishte ligji i “barazisë gjinore” dhe pasojat serioze që ai sjell për institucionin e familjes dhe sistemin arsimor në Shqipëri.
Gjatë takimit, Balliu ngriti shqetësimin se ky ligj nuk synon barazinë reale mes grave dhe burrave, por përfaqëson një axhendë ideologjike ekstreme, të importuar nga e majta radikale, e cila synon të depërtojë në arsimin parauniversitar dhe të ndikojë drejtpërdrejt në formimin e fëmijëve shqiptarë.
Kongresmeni Tim Walberg u shpreh qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mbështesin kurrë një filozofi të tillë ideologjike dhe theksoi se ai personalisht është i angazhuar për ta kundërshtuar këtë axhendë, kudo që ajo përpiqet të imponohet.
