Ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu deklaroi sot në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 të moderatores Nisida Tufa se skenari i vetëm i PD në protestën e 22 dhjetorit është përballja me qeverinë.
Ai tha se nuk do të ndërmerren akte kriminale.
“Qytetarët duan të dëgjojnë mendimin, diskutimin politik dhe arsyen se pse jemi aty. Ne jemi për revoltë. Skenari është një dhe i vetëm; përballja. Qytetarët janë thirrur në protestë dhe ajo është përballja. Ne nuk do të ndërmarrim akte kriminale. Brenda godinës, janë ata që vjedhin dhe ne jemi jashtë që protestojnë. Ndaj policia të shkojë të merret me ata që vjedhin.”, pohoi ai.
