Ballkani ka regjistruar takimin e radhës pa fitore, teksa tashmë rrezikon seriozisht kreun e renditjes në elitën e Kosovës. Ekipi nga Suhareka është ndalur sot në shtëpi përballë  Gjilanit, dhe i ka dhënë mundësinë Llapit që ta kalojë në klasifikim.

Kuçi i dha avantazhin Ballkanit në pjesën e parë por një gol i ish-mesfushorit të Vllaznisë, Elvedin Heriç, u siguroi një barazim të vlefshëm miqve që kërkojnë të mbijetojnë në elitë. Ndaj Ballkani tani ka vetëm 2 pikë avantazh në renditje ndaj Llapit i cili luan nesër ndeshjen e vet kundër Prishtinës.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Malisheva mundi me shifrat 2-1 Feronikelin dhe qëndroi kësisoj në garë për një vend në aktivitetet europiane në edicionin e ardhshëm.

Rezultatet:

Ballkani-Gjilani 1-1

Malisheva-Feronikeli 2-1

Sadsadsadsadsdaads
Sadsadsadsadsdaads

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: