Historiani dhe politikani, Pëllumb Xhufi, ka komentuar sot në “Vila 24” të moderatores Brunilda Lahe ka komentuar sot edhe nismën e Ballkanit të Hapur, për të cilën tha se nuk është gjë më shumë sesa një mbivendosje e Procesit të Berlinit.

Sipas tij për Tiranën është e rëndësishme marrëdhënia me Kosovën dhe nuk mund të jetë prioritet Beogradi.

A ka disa realitete në 110 vjet shtet?
Ajo që ka ndryshuar më shumë është populli. Kur u shpall pavarësia kishte një elitë të re të intelektualëve, gazetarëve, mësuesve. Pas 1908 pati një shpërndarje të dijes, kulturës te masat. Edhe në periudhën e Zogut luajtën rol të rëndësishëm shkollat dhe gjimnazet. Këto të fundit për nivelin që kishin ishin njësoj si universitetet e sotme. Në ato gjimnaze u përgatit grupi i të rinjve që morën në dorë çështjen e luftës së dytë botërore. Edhe pas 1944 kurset kundër analfabetizmit, shpërndarja e arsimit në fshat patën rolin e tyre. Në 1912 opinionin e tërhiqnin zvarrë bejlerët, pashallarët. Më pas kishte opinion që e gjykoi politikën.

Si iu duk mbledhja e Parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës?
Ishte një mbledhje simbolike. Fjalët që u përdorën i përshtateshin eventit. Është një gjë pozitive. Në politikë ka një shprehje “nuk zgjidhet shpesh herë asgjë, por ka rëndësi edhe ai takim që krijon një ndjenjë”. Takimet kanë rëndësinë e tyre, aq më shumë dy pjesët e kombit.

A ka më tepër vend për bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe sa ndikon nisma e Ballkanit të Hapur për ta minuar këtë bashkëpunim?
BE e inkurajon bashkëpunimin mes shteteve, rënien e barrierave doganore, inkurajon shkëmbimin e informacionin, inkurajon shkëmbimin e energjisë elektrike në këtë kohë krize. Lufta ndonjëherë nis edhe për një vijë uji. i kemi shfrytëzuar ne këto mundësi që na jep vokacioni ynë europian? Jo. Ne jemi zënë shpesh herë për çmimin e patateve dhe qumështit, kemi vonuar interkonjeksionin e energjisë pse ta bëjë kjo firmë apo ajo firmë. Në fushën e letrave, pse midis dy akadamive, universiteteve të mos ketë bashkëpunim më të mirë? Na ka ndodhur që mbrohet një doktoraturë për një çështje, edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë. Ky është harxhim energjie.

A mundet që Shqipëria të mbajë më shumë anën e Kosovës sesa Ballkani i Hapur?
Po flisni me një politikan të rënë nga fiku. E kam lënë politikën para 15 vjetësh, megjithëse e ndjek. Mua më vjen pak për të qeshur me nismat rajonale. Nuk flitet për nisjat e viteve 90. Në atë kohë BE lançoi një sërë nismash për Ballkanin, ishte nisma e Adriatikut, ishte nisma e Barcelonës. Të gjitha nisma të orientuara në bashkëpunimin rajonal. U bë pakti i Stabilitetit pas luftës së Kosovës, që na u premtua se do ishte me shumë financime si Plani Marshall. Nuk u realizua.

Ja ku jemi dhe doli nisma e Ballkanit të Hapur që na u shit si nismë e re. Madje iu mbivendos Procesi i Berlinit, që ishte e njëjta gjë. Problemi është i moskoordinimit nga qeveria jonë dhe mosrealizimi i një debate të brendshëm mes dy qeverive. Të njëjtat gjë kërkon edhe procesi i Berlinit edhe Ballkani i Hapur. Nisma e Ballkanit të Hapur u nis në kohën e Trump, por nga Trump nuk mund të pritej ndonjë gjë e mirë për Shqipërinë. Shyqyr tani kemi një administratë tjetër që vazhdon politikën tradicionale të qeverive demokrate që kanë qenë gjithmonë të interesuara për Europën dhe Ballkanin. Unë nuk pres ndonjë gjë që do sjellë kjo nismë. Kjo erdhi dhe u reduktua në një marrëdhënie mes Tiranës dhe Beogradit. U shit si e tillë nga opozita këtu dhe në Prishtinë, por kam përshtypjen që e tillë po shkonte.

Kur ndodhi agresioni rus ndaj Ukrainës dhe kur Beogradi u braktis nga SHBA, nga NATO që e kërcënoi hapur duke çuar flotën ajrore dhe u tërhoqën serbët. Vazhduan me politikën e tyre “jo bojkot ndaj Rusisë”. Fakti që pas disa ditësh do të bëhet në Tiranë samiti i BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është një tregues që edhe BE nuk e ka më atë qëndrimin që shikonte Beogradin pastaj të tjerët. Prioritetet e BE-së po zhvendosen nga Beogradi dhe erdhën në Tiranë që është fat i madh, por që duhet ta marrim seriozisht. Për ne Beogradi nuk duhet të jetë prioritet. Për ne ka rëndësi Kosova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb