Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynihut, duke folur mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor, tha se BE duhet ta ndajë mendjen, sepse vërtetë qendrimi ndaj rajonit ka ndryshuar, por se ai është shumë i vogël dhe i ngadaltë.

Rama ka propozuar gjithashtu se procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për votën në KE dhe jo në qasjen në tregun e përbashkët.

Edi Rama:
BE duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh, sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimi kundrejt nesh dhe ritmit të përafrimit për Ballkanit Perëndimor, por ajo që po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë e shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin e bazuar në meritë por ka ardhur koha të bëhet nga ndarje e qartë, procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për votën në KE. Bazuar në meritë nuk mund të nënkuptojë sjelljen e vendeve të BE për tregun e përbashkët.
Mendoj që kjo mund të përshpejtohet e mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjesë e Europës që nuk është në BE, shumë më pranë. Nëse mendojmë për kontinentin pa Rusinë, jemi 700 milionë, një treg i jashtëzakonshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb