Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në Blesh ku prezantoi kandidatët e ASHM për zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka deklaruar se në javën e parë të qeverisjes do të “hedhë në kosh” Ballkanin e Hapur.

“Ballkani i Hapur i argatit të Vuçiçit, javën e parë hidhet në kosh. Ja ku është Banja, por pse u ndërtua ky hidriocentral, u ndërtua së pari si vepër vaditëse, këta nuk kanë investuar asnjë qindrakë.
Mandatin e ardhshëm Dumreja dhe gjithë zona do të përfitojnë për vaditje nga uji që do të vijë nga ky hidrocentral. Ky e shkretoi kombin, shqiptarët u larguan masivisht.
Çdo patronazhist do të dënohet për vepër kriminale”, tha ai.

Kryememokrati ka renditur edhe masat që do të ndërmarrë në ndihmë të biznesit, mes të cilave taksa e sheshtë 10 %, energjia 6 lekë dhe TVSH 15%.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb