Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë së PD, vijoi akuzat ndaj Ramës dhe Ballukut duke i akuzuar ata se pasi vodhën qindra milionë euro, shkojnë dhe ngushëllojnë qytetarët për dëmet kolosale të shkaktuar nga përmbytjet.
Berisha tha se Rama donte ta rehabilitonte Ballukun duke e dërguar në zonat e përmbytura.
“Pasi ka vjedhur e vjedhur miliona euro të qytetarëve shqiptarë, por infrastruktura, investimet që duhet të mbronte këta qytetarë u provua se ishte jashtë funksioni për shkak të mungesës së investimeve që ishin vjedhur.
Dhe ky e dërgon për rehabilitim në fatkeqësi, bazuar në disa parime se në mortje pritet dhe armiku”, tha Berisha.
Sali Berisha: Këtë e con tek ura e Mifolit, është njësoj si të cosh litarin tek shtëpia e të varurit. Pasi ka vjedhur e vjedhur miliona euro të qytetarëve shqiptarë, por infrastruktura, investimet që duhet të mbronte këta qytetarë u provua se ishte jashtë funksioni për shkak të mungesës së investimeve që ishin vjedhur. Dhe ky e dërgon për rehabilitim në fatkeqësi, bazuar në disa parime se në mortje pritet dhe armiku.
Ai që vjedh nuk pritet kurrë, as në fatkeqësi dhe asgjë, nuk ka asnjë normë morale për ta pritur atë. I bëj thirrje qytetarëve që kudo që ti shohin, ti gjuajnë me vezë e domate. A nuk dihet rreziku i Vjosës, asnjë masë nuk kanë marrë. Dhe dilte e thonte që kanalet janë pastruar, por ishin të mbushura me beton, nga shumë ndërhyrje.
Pjesë nga fjala e plotë
Ai është i të gjitha pushteteve, për më tepër kur e dërgon atë Lubi të diskredituar në shkallë ekstreme për vjedhjet dhe të gjitha sjelljet e saj.
Se nuk është pak, shqiptarët panë se çfarë llumi kanë në qeveri, cila është gjuha e njerëzve që i qeverisin ata.
E cila është shumë më keq se gjuhë rruge. Kryeministri me zëvendësin, me drejtorë e të tjerë me radhë.
Dhe këtë e merr dhe e çon tek Ura e Mifolit.
Është njëlloj si të çosh litarin në shtëpinë e të varurit.
Pasi i ka vjedhur dhe stërvjedhur ata njerëz dhe u përmbytën në të katër anët, duken qartë shkaqet, sigurisht mot kishte, por të gjitha investimet, e gjitha infrastruktura që duhej të mbronte këta qytetarë, u provua se ishte jashtë funksioni. Investimet ishin vjedhur dhe ky e dërgon për rehabilitim në fatkeqësi.
Bazuar në disa parime se në mortje pritet edhe armiku.
Ai që vjedh nuk pritet kurrë, as në fatkeqësi dhe në asgjë.
Dhe nuk ka asnjë normë morale për ta pritur atë.
Prandaj dhe unë edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që kudo që t’i shohin, t’i gjuajnë me vezë dhe domate, se shkaku i thellë i përmbytjeve të tyre janë këta
A nuk dihet rreziku i Vjosës? Asnjë masë nuk kanë marrë.
Të gjitha sistemet e kanalizimeve jashtë funksioni. Dhe dilte e thoshte se 520 kanale janë pastruar. Që të gjitha të mbushura me mbeturina, me beton, të ndërtuara mbi to, të mbushura nga shumë ndërhyrje të tjera.
Dramë e tmerrshme e Durrësit.
Durrësit sikur i erdhi një cunam nga deti.
Sigurisht moti ishte, nuk them, por të tjera të bëra nga njeriu, të bëra nga pushteti.
Nuk e spostuan qytetarët e Durrësit hidrovorin që ndodhen pikën më të ulët. E spostoi qeveria, e cila e vendosi në një kuotë pothuaj dy metra më të lartë.
Nuk i vodhën qytetarët e Durrësit pompat e hidrovorit të Hamallajt. Tre pompa shumë të fuqishme ishin zhdukur. Kishin shkuar dhe kishin vendosur dy pompa nafte nga mijëra metër kub që ka një pompë në sekondë në 30 metër kub në sekondë.
Me mijëra rroga paguhen për hidrovoret, por jo vetëm që nuk janë ruajtur, por janë vjedhur.
Dhe ky, nuk bëhet me protesta, dhe në vend të një ndjese të madhe publike dhe një dorëheqje, u dërgon Lubinë për t’u thënë që u kemi vjedhur dhe do t’u vjedhim.
Për t’u thënë këtë gjë.
Po si mund të dërgohet ajo që vetëm me tre dosje shkon në 1.2 miliardë grabitja, plaçkitja e parave të qytetarëve shqiptarë.
Natyrisht është Rama mbrapa.
