Kreu i Mundësia, Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit solli emrat e disa zyrtarëve të lartë të shtetit, që janë marrë të pandehur, mes të cilëve kulmon ai i zonjës Belinda Balluku.
Shehaj teksa nxori një foto të Ballukut dhe të Berberit, pohoi se edhe pse nuk është në detyrë, Balluku vijon vjedhjet.
“Nuk po kuptojmë më se çfarë është e drejta dhe çfarë e gabuar. Çfarë është normale dhe çfarë jo. Kam listën e emrave të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë që janë në hetim, të pandehur ose në burg, ose arrest shtëpie. Balluku po qëndron në detyrë. Ajo de-facto është në detyrë. Ky zotëria këtu është Gentjan Gjyli. Do thoja ish-dr i ARRSH, por është ende në detyrë. Ky zotëria këtu që është në arrest shtëpie, vazhdon dhe bën tendera qindra mln euro. Erald Elezi, drejtori aktual i KESH-it. Është drejtori aktual i KESH është në arrest shtëpie. Nuk ju bën përshtypje. Mua më bën përshtypje, dua nga ju që të keni pak dinjitet. Unë nuk jam nga ata që mendojnë se të gjithë socialistët janë të këqij dhe të djathët janë të mirë. Unë mendoj se ti të ngrihesh dhe të thuash; ore s’mund të vazhdohet në këtë mënyrë, se janë 1000 mln euro që janë vjedhur. Por miniamlisht të keni dinjitetit dhe të ngriheni të flisni për njerëzit. Ata që s’kanë ilaçe nuk janë vetëm demokratë, por ata që janë në arrest shtëpie po vjedhin ende. Nuk kam mbaruar akoma. Viola Haxhiademi, kjo është sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës, e pandehur sipas mediave. Vazhdon dhe qëndron në detyrë. Keni marrë peng ministritë me njerëz të marrë të akuzuar për korrupsion. Evis Mamaj, shefe financash, e pandehur dhe e akuzuar për korrupsion. Dje u shtua një tjetër. Dje Mirlinda Karçanaj është drejtoresha e AKSH-it.
Kur dëgjuat se u arrit që të shkonte te kjo, pasi ishte e panjohur, kjo është njeriu më i pushtetshëm pas Edi Ramës. Ajo ka shkuar në SPAK, me shumë gjasa është e pandehur. Dhe vazhdon që të qëndrojë në detyrë. Sot kemi bashkitë, që janë një tufë të korruptuarish. Kemi krye të korruptuarin kryetarin e bashkisë (Veliaj) dhe nuk shkulet nga karrigia. Erion Isain, kryetari i bashkisë së Kolonjës, Benet Beci, Eriselda Stefa. Pse duhet t’u interesojë qytetarëve? Pse unë pres nga ju që të ngrini zërin? Kjo është retorike. Kjo është shkresa e Belinda Ballukut, për të cilën nuk flitet në media. Ajo i kërkon Ministrisë së Finacnae që të ndalojë vjeljen e një gjobe nga Benkers. Benkers i ka shtetit shqiptar 120 mln dhe paratë vazhdojnë të qëndrojnë në arnën e Benkers, dhe jo në atë të shtetit shqiptar. Korrupsioni vret, ka pasoja të rënda mbi ata. Ju nuk lodheni duke vjedhur, por ne nuk lodhemi duke denoncuar korrupsionin tuaj. Nëse do të merreshin ato para nga Bankers, do të kishim ilaçet për Onkologjikun. Meqë është ministri i Financave, ore këto 120 mln euro janë vjedhur apo jo? Ligji për faljen e gjobave a mos bëhet për këto 120 mln euro? A janë vjelur apo jo?”, tha ai.
