Deputeti i PD, Saimir Korreshi, në një lidhje me studion e News24, i pyetur për pjesëmarrjen në protestëne 22 marsit, tha se njerëzit janë të stepur pasi shohin se si kjo qeveri po del mbi gjykatën duke mbrojtur me forcën e kartonit zyrtarët e korruptuar.
Korreshi deklaroi se provat e SPAK ndaj Ballukut tregojnë për nivelin e lartë të korrupsionit në qeverinë socialiste duke nisur nga niveli lokal deri tek ai qendror. Por, sipas tij, Rama nuk ngurroi ta rikonfirmonte sërish të deleguar politike për qarkun e Fierit.
“Ju si keni parë ato prova që kemi parë ne, dhe nëse nuk i nxjerrim do përbënte vepër penale dhe ne kemi firmosur një letër, që ne do të ishim nesër në vend të saj nëse do ti nxirrnim.
Dhe pesha e këtyre provave nuk e zhbën dot, i jepet përparësi një njeriu që del ngrehur në Pazar kur është i zhytur në korrupsion dhe kjo është më për të qarë.
Të gjithë këta të korruptuar, 60 % e bashkive, ministra dhe ish-ministra dhe tani zv/kryeministrja në një korrupsion kaq madhor dhe ti e çon të deleguar prapë si do të mësojë brezat një njeri që pritet ta fusin në burg por e mban jashtë forca e kartonave”, tha Korreshi.
Saimir Korreshi: Opozita ka kapacitet për të bërë shumë më shumë, por në situatën ku ndodhemi nuk mund të presim që kjo qeveri të bjerë vetëm përmes protestave.
Njerëzit stepen se shohin kur kjo qeveri del mbi gjykatën me forcën e kartonave, dhe po mbahet gjallë. Ju si keni parë ato prova që kemi parë ne, dhe nëse nuk i nxjerrim do përbënte vepër penale dhe ne kemi firmosur një letër, që ne do të ishim nesër në vend të saj nëse do ti nxirrnim.
Dhe pesha e këtyre provave nuk e zhbën dot, i jepet përparësi një njeriu që del ngrehur në Pazar kur është i zhytur në korrupsion dhe kjo është më për të qarë.
Të gjithë këta të korruptuar, 60 % e bashkive, ministra dhe ish-ministra dhe tani zv/kryeministrja në një korrupsion kaq madhor dhe ti e çon të deleguar prapë si do të mësojë brezat një njeri që pritet ta fusin në burg por e mban jashtë forca e kartonave.
