Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, komentoi zhvillimet e fundit politike dhe veprimtarinë e opozitës në përgjigje të skandaleve të qeverisë.

Sipas Nokës, dosjet e Ballukut dhe të AKSHI-t, janë tregues të qasjes së qeverisë ndaj shtetit dhe mënyrës se si mazhoranca ka qeverisur këto vite.

“Dosja e Ballukut dhe e AKSHI ku janë Linda e Mirlinda tregojnë se si e shohin shtetin narkosi dhe banda e tij dhe si kanë qeverisur ata këto vite. Nuk ka ndodhur në asnjë shtet të Evropës të merrej peng një biznesmen sepse konkurron kunatin e kryeministrit. Këto i kemi parë vetëm në Venezuelë, Meksikë e Kolumbi,” tha Noka.

Ai theksoi se rastet e zbuluara deri tani janë vetëm “maja e ajsbergut”. “Janë maja e ajsbergut këto që kemi parë deri tani. Këtu kemi të bëjmë me narkoshtet dhe qytetarët janë të ndërgjegjësuar dhe kanë reaguar,” shtoi Noka, duke theksuar reagimin e qytetarëve ndaj këtij lloj abuzimi dhe kapjeje të shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb