Gazetari Almer Toska, i ftuar në News24, hodhi akuza të forta ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e lidhur sulmin ndaj medias me dosjet e hapura ndaj saj.
“News24 u godit sepse nuk u kontrollua kurrë nga qeveria dhe nuk u kthye në vasale të saj. Ka një emër që qëndron pas kësaj situate, dhe ai është Belinda Balluku,” tha Toska.
Ai deklaroi se personalisht është censuruar në një tjetër media për shkak të ndërhyrjes së Ballukut:“Në një media të majtë jam censuruar nga Belinda Balluku. Ajo e kushtëzoi televizionin për të mos më dhënë zë, sepse unë kam denoncuar aferat e saj korruptive.”
Sipas Toskës, dosja për tunelin e Llogarasë do të sjellë arrestimin e zv.kryeministres.
“Dosja për tunelin e Llogarasë është aq e qartë sa jam i sigurt që Balluku do shkojë në burg. Prokurori Dritan Prenci dhe Altin Dumani po hetojnë këtë çështje dhe ndaj tij ka nisur një fushatë sulmesh vetëm sepse ka guxuar të hetojë këtë projekt”, tha ai.
Ai shtoi se mbikëqyrja e projektit të tunelti, e cila ka kushtuar miliona euro është mbikëqyrur nga njerëz të Ceno Klosit.
“Mbikëqyrja e projetit që ka qenë miliona euro është bërë nga njerëzit e Ceno Klosit, këtë e ka zbuluar emisioni Vetting. Nuk kanë dashur që kjo dosje të publikohet edhe më tej dhe të shqetësojë Ballukun. Ajo duke mos gjetur derë në këtë media ka sulmuar këtë media”, tha ai.
(BalkanWeb)
