Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, iu bëri thirrje atyre që të sulmojnë me domate dhe vezë Belinda Ballukun.

Një qytetare e pyeti; Balluku duhej të ishte në burg, por na vjen në Fier. Më mirë t’i jepnin atë pasaportën dhe të zhdukej”.

“Këshilla dhe sugjerimi im, është qytetarë dhe qytetare kudo që ta shihni korbën e korrupsionin gjuajeni me domate dhe vezë. Turpërojeni publikisht. Le ta mbrojë Rama, por qytetarët duhet ta injorojnë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: