Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha kritikon qëndrimin e opozitës lidhur me mungesën e reagimit, pas marrjes së Belinda Ballukut e pandehur nga SPAK, për aferën 50 mln euro të tunelit të Llogarasë.

I ftuar në studion e Log., Hoxha tha se PD duhet të nisë një proces ripërtëritje dhe përshtasë veten me kushtet e reja, pasi siç shtoi ai, faktet tregojnë një megakorrupsion në horizont, ku rezulton e përfshirë numri 2 i Qeverisë.

Lisandër Hoxha: Është vjedhur buxheti i shtetit. Ku po i shkojnë ministrat dhe kabineti Ramës? Balluku duhet të ishte në burg prej kohësh për vjedhjet që ka bërë. Jam një nga njerëzit e PD që e kam denoncuar më së shumti megakorrupsionin e saj. Si mund të rrijmë ne në apati kur ka vjedhur miliona euro me tunelin, me anijet tigra që i ka blerë 15 mln dollarë dhe ia ka shitur shtetit shqiptar me qira 90 mln dollarë. Ka një mungesë reagimi, një apati të çuditshme. Korrupsioni madhor në Shqipëri ka cenuar sigurinë kombëtare.

Tema konkrete kush është? A i duhet PD-së të ripërtërihet për t’u përshtatur me kushtet ku do të shkojë Shqipëria edhe pa kontributin e saj. Sikur të gjithë të vendosim të rrimë në shtëpi, Edi Ramës i ka mbaruar koha politike. SPAK duhet të japë sa më shpejt masën e sigurisë për zonjën. PD duhet të përshtasë veten me kushtet e reja që t’i ofrojë më të mirën shoqërisë shqiptare, t’i ofrojë moral, njerëz që kanë guximin t’i shohin qytetarët në sy, figura të pakorruptuara, njerëz që përfaqësojnë ideologjinë. Sot kemi një Qeveri të Sorosit që ka kapur bashkë me Ramën të gjithë strukturën e shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb