Grupi Parlamentar i PS ka bërë kërkesë për kalimin me procedurë të përshpejtuar në lidhje me kërkesën që Shqipëria të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një nismë kjo e cila kryesohet nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.
Kreu i Grupit të PD Gazment Bardhi ka deklaruar në seancë plenare se e vetmja urgjencë në shqyrtimin e projektligjit, është fakti se duhet që të krijohet zhurmë teksa po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për pezullimin e Ballukut nga GJKKO.
Bardhi: Ju nuk doni t’ia dini as për ligj, Kushtetutë apo procedurë. Ju duhet për të zhurmuar zonjën që duhet të ishte në GJK sot jo këtu. Duhet të ishte në burg sipas kërkesës së SPAK. Duhet të zhurmonin intimidimin që i keni bërë GJK për rastin dhe aferat e Ballukut e o burra të shkelim çdo ligj e procedurë.
