Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është pyetur sot për hetimet që SPAK ka nisur për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Ai tha se PS ka qenë e qartë, se nuk do bëjë komente mbi çështje të drejtësisë.

“PS edhe në diskutimet që patëm gjatë javës së kaluar sa i takon raportimit të institucioneve të drejtësisë, kemi qenë të qartë që kurrë nuk do të bëjmë komente mbi meritat dhe çështjet që trajtojnë institucionet e drejtësisë. Zyrtarisht PS nuk bën komente për asnjë çështje të veçantë”, tha Balla për gazetarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb