Në Apelin e GJKKO zhvillohet sot seanca për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj.
Për Balluku Gjykata e Posaçme ka caktuar dy masa sigurie. Për Kreu i ARRSH Gentian Gjylin dhe Erald Elezi është caktuar masa “arrest në shtëpi”
Gazetarja Klodiana Lala tha se seanca ka nisur. Balluku nuk është e pranishme dhe po përfaqësohet nga dy avokatë të saj. Gazetarj Klodiana Lala gjithashtu tha se ka prova që Balluku ka intimiduar një nga dëshmitarët që ka folur kundër saj përpara prokurorëve
Ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë paraqitur personalisht dhe shoqërohen nga avokatët.
“Vendimi i sotëm me shumë gjasë do të vendosë një precedent të ri. Vendimi për pjesë e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve është ngrirë përkohësisht nga GJK, dhe fill pas kësaj SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për leje për të arrestuar Ballukun. Nesër do të diskutohet me dyer të mbyllura kërkesa e SPAK në Komisioni e Sigurisë. Seanca e sotme pritet më interes edhe për politikën në tërësi. Prokurorët Pretendojnë se zonja Balluku për shkak se ushtron funksione të rëndësishme, mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Madje nga dokumente që kanë rrjedhur mes palëve politike dhe një dokument i bërë publik nga Gazmend Bardhi rezulton se SPAK ndër të tjera shkruan se nga përgjime telefonik dhe ambientale ka siguruar prova se Balluku ka intimiduar një nga dëshmitarët që ka folur kundër saj përpara prokurorëve të posacëm gjatë kohës së hetimit. Gjatë verifikimit që ka kryer News24 rezulton se gruaja e cila mendohet të jetë frikësuar dhe i është kërkuar të tërheqë dëshminë është një nga vartëset e zonjës Balluku dhe është po ashtu e pandehur në lidhje me tunelin e Llogarasë.”, tha gazetarja Klodiana Lala.
