Kryeministri Edi Rama është pyetur vazhdimisht nga gazetarët prezentë në Pallatin e Brigadave në lidhje me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Rama u përgjigj me tone satirike, duke thënë se rasti është shndërruar në një telenovelë, ndërsa refuzoi të japë një përgjigje, përndryshe “nuk vazhdon telenovela”.

“E keni bërë si ajo telenovela Vitrinat, 1000 episode. A e do apo nuk e do, të do apo nuk të do. Çfarë janë këto. O Zot. Po të ketë përgjigje nuk vazhdon telenovela, si do e bësh ti e do apo nuk e do? Përgjigjen në konferencë shtypi”, u shpreh RAma.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb