TIRANË-Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 deklaroi se çështje e Belinda Ballukut, përfshin një grup të madh interesash dhe se kryeministri Edi Rama e di shumë mirë këtë fakt dhe po përpiqet që t’u japë garanci ‘këtij grupi”.
Gjithashtu ai komentoi edhe përjashtimin e dy gazetarëve nga konferenca duke thënë se ishte “Gafa më e madhe që e dekonspiroi gjendjen e tij është pikërisht veprimi që ka marrë ndaj kolegëve tanë. Me Ambrozia Metën e ka të përsëritur”.
“Kur flasim për Ballukun nuk është vetëm, Balluku është një grup i madh interesash një potencial i madh që Rama do ta joshë t’i japë garanci dhe siguri që edhe po iku Balluku jam unë. Pasi Balluku u bë shumë e fuqishme dhe fuqia i buronte nga gjithë ai grup interesash që mblodhi. Balluku është 1/8 e ajsbergut, ndërsa 7/8 janë poshtë. Rama po mundohet të qetësojë 7/8 t’u japë garanci që ata do të vazhdojnë njësoj dhe tashmë do kenë punë direkt me komandantit. Gafa më e madhe që e dekonspiroi gjendjen e tij është pikërisht veprimi që ka marrë ndaj kolegëve tanë. Me Ambrozia Metën e ka të përsëritur. Problemi është që Ambrozia nuk është mbështetur nga kolegë të vet dhe kjo vjen për shkak se vjen nga një media e opozita dhe kjo është e gabuar. Ne nëse nuk veprojmë në unison do na bëjnë copa copa dhe duke e lenë vetëm është penalizuar nga qëndrimet e kryeministrit. Edhe një koleg i joni në News është penalizuar. Kryeministri jo vetëm u acarua por u kundërpërgjigj duke bërë shantazh ndaj medias ku punon Ambrozia duke u dhënë kurajë të gjithë atyre që sulmojnë mediat”, tha Hoxha.
